E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Vlores dergon ne gjyq 8 zyrtare te bashkise se Orikumit

Prokuroria e Vlorës, dërgoi në gjyq tetë zyrtarë të Bashkisë së Orikumit. Sipas akuzës, tetë punonjësit e bashkisë njëherazi ish-anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë bashki akuzohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Tetë zyrtarët: R.Mjalti, H.Çapoj, V.Ibrushi, E. Xhelilaj, I.Kokuri, A. Karafilaj, F. Bozhani dhe I. Troqe, në të paktën dy procedura prokurimi publik kanë kryer shkelje, të cilat arrijnë në total në vlerën 22.500.000 lekë të reja.
Shkelja më e rëndë është konstatuar në tenderin për “Rehabilitimin e lagjes 4-Orikum”, me fond 20.833.000 lekë të reja dhe blerjes së autovetures, me fond 2.500.000 lekë të reja.
Në të dy këto tendera, anëtarët e Komisionit kanë favorizuar një kompani private e cila nuk përmbushte kriteret e specifikuara për të fituar tenderat e dhënë nga kjo Bashki.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›