Rusi/ Drejtori i arkivit të FSB-së Khristoforov: Kam eshtrat e Hitlerit
Kreu i arkivës së shërbimit rus të sigurisë, FSB, Vasili Khristoforov insiston se posedon eshtrat e Adolf Hitlerit, duke vënë kështu në dyshim deklaratat e hulumtuesve amerikanë, të cilët theksojnë të kundërtën. Në një intervistë dhënë për të përditshmen ruse "Izvestiya", drejtori i arkivit të FSB-së, Khristoforov vuri në dyshim rezultatin e studimit, të bërë në shtator të vitit 2009 nga hulumtuesit amerikanë, Nick Bellantoni dhe Linda Strausbaugh, në të cilin u theksua se ADN-ja e eshtrave për të cilët bëhet fjalë ka dëshmuar se janë këta eshtra të një femre. "Me çfarë kanë mundur ata që ta krahasojnë ADN-në. Moska është vendi i vetëm, në të cilin gjenden eshtrat e Hitlerit", ka deklaruar Khristoforov.
"Krahas eshtrave të nofullës së Hitlerit dhe një pjese të kafkës, me një vrimë të shkaktuar nga plumbi, të cilat në Moskë u dërguan në vitin 1948, arkivi i FSB-së posedon edhe një pjesë të divanit të njollosur me gjak nga bunkeri i Hitlerit, në të cilin ai ka bërë vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945", theksoi Khristoforov.
Ai më tutje thotë se kufomat e Hitlerit, bashkëshortes së tij, Eva Braun, kufomat e çiftit Goebbels dhe gjashtë fëmijëve të tyre janë djegur në vitin 1970 dhe se hiri është hedhur në një lumë.
"Kjo, sipas të gjitha gjasave ka qenë zgjidhja më e mirë. Në të kundërt, varrezat e tyre do të ishin shndërruar në një vend për pelegrinazhin e fashistëve, të cilët mund të gjenden kudo, për fat të keq edhe në Rusi", nënvizoi Khristoforov.