E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Duma Shtetërore ruse “ok” ligjit për guvernatorët

Kalon me diferencë të ngushtë projektligji i Kremlinit për rikthimin e zgjedhjeve të guvernatorëve nga Duma Shtetërore ruse.
Presidenti në largim, Dimitri Medvedev, ka dorëzuar projektligjin, në përgjigje të protestave kundër aleatit të tij, Vladimir Putin, para zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Putin kishte braktisur zgjedhjet direkte të guvernatorëve të provincave gjatë presidencës së tij - një lëvizje kjo që ishte parë si thyerje e demokracisë.

Duma prej 450 vendesh ka miratuar ligjin të mërkurën me 237 vota pro.

Ligji i ri parasheh konsultimet e presidentit me kandidatët apo partitë që i kandidojnë ata. Kundërshtarët thonë se kjo masë, megjithatë, i lejon presidentit të kontrollojë kandidatët e padëshirueshëm.

Zgjedhjet presidenciale të marsit kanë rikthyer Putinin në postin e presidentit. Ai ka kryer këtë detyrë edhe në periudhën 2000-2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›