Rusi, Gorbaçov kërkon referendum
MOSKË - Drejtuesi i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov kërkoi sot një referendum konstitucional në Rusi për t'i dhënë fund çështjes së autokracisë, sipas tij, sistemit aktual politik.
Në një artikull të publikuar në faqen e internetit të gazetës së opozitës ''Novaia Gazeta'', ku ai është një prej pronarëve, Gorbaçov shprehet se manifestimet e fundit në Rusi treguan se popullsia kërkon të ndryshojë një sistem politik të drejtuar nga kryeministri, Vladimir Putin.
Sipas Gorbaçov, vendi po përjeton një krizë të rëndë politike, që mund të cilësohet si krizë institucionale, sepse ligji themelor rus ka lejuar shfaqjen e një pushteti shumë të personalizuar.
(er.nu/ata/BalkanWeb)