E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mund të dërgojë bazë lundruese në Lindjen e Mesme

SHBA - Gazeta “The Washington Post” shkruan sot se ushtria amerikane ka në plan të dërgojë një bazë lundruese për ekipe komandosh në Lindjen e Mesme, ku marrëdhëniet me Iranin janë të tensionuara dhe vende të tjera po përjetojnë trazira politike.

Numri i sotëm i gazetës citon dokumente të Marinës Amerikane të thonë se kjo forcë e ushtrisë ka në plan ta shndërrojë një anije të vjetër luftarake në një bazë lundruese për komandot.

Një zëdhënës marine nuk pranoi të jepte hollësi për planet apo të thoshte se në cilin vend të Lindjes së Mesme do të vendosej baza.
Në artikull thuhet se dokumentet lënë të kuptohet se anija mund të vendoset në Gjirin Persik, ku Irani ka kërcënuar se do të bllokojë rrugët kritike të transportit të naftës në ngushticën e Hormuzit.

(er.nu/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›