E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, tërmeti u shembi shtëpinë, prej 3 vjetësh jetojnë në kushte të vështira

DIBER - Katër anëtarët e familjes Sadiku në Dibër rrezikojnë seriozisht jetën, pasi jetojnë në një vendstrehim makinash të ish-repartit ushtarak, i cili është drejt shembjes.
Kjo familje jeton në kushte të vështira që prej shtatorit të vitit 2009, kur shtëpia e tyre u shemb nga një tërmet. E vetmja zgjidhje që u është ofruar këtyre banorëve është një çadër, por ata shprehen se nuk mund të jetojnë atje për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

“Në datën 6 shtator 2009, rreth orës 23:50 nga një lëkundje tërmeti shtëpia u rrafshua totalisht. Mu vërtetua se shtëpia ime ishte e pabanueshme, me vendim të Këshillit të Komunës. Nga 13 milionë e 600 mijë lekë kemi marrë vetëm 950 mijë lekë të vjetra.”- tregon kryefamiljari.

Një tjetër shqetësim për familjen Sadiku është dhe faturimi i lartë i energjisë elektrike, ndërsa të ardhurat e vetme për këtë familje janë ato pak para që kryefamiljari siguron përmes punës private.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›