E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet serbi i dyshuar per vrasjen e policit shqiptar

Misioni i Bashkimit Evropian per Sundimin e ligjit ne Kosove beri te ditur se e ka liruar nga paraburgimi personin e arrestuar nje dite me pare ne lidhje me vrasjen e oficerit te policise se Kosoves Enver Zymberi vrasje kjo e kryer me 26 korrik 2011.

Sipas zyrtareve te Eulex-it arrestimi ishte bere gabimisht meqe ai nuk ishte personi qe po kerkonin dhe se identiteti i te arrestuarit eshte kuptuar gabimisht.

Arrestimi ishte kryer nje dite me pare ne fshatin aber te komunes se Zubin Potokut nje nga komunat me shumice serbe ne veri te Kosoves. Avokati i tij mbrojtes tha se ai ishte arrestuar derisa po provonte te rregullonte dokumentet e tij peronale ne nje zyre ne fshatin aber i cili banohet nga shqiptaret.

Enver Zymberi pjesetar i njesise se posacme te policise se Kosoves u vra ne prite ne afersi te Zubin Potokut gjate nje operacioni per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise ne veri. Nje dite me vone ai u shpall hero i Kosoves me dekret te posacem te presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga.

Hetimet e EULEX-it dhe policise se Kosoves bene qe te shpallen ne kerkim pese pjesetare te komunitetit serb te dyshuar per vrasjen e policit.

Edhe pas me shume gjashte muajsh rruget ne veri po mbahen te bllokuara nga serbet vendas qe kundershtojne cdo perpjekje per shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne ate zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›