Kukës, probleme me pronësinë e tokës, mbyllen varrezat
KUKËS - Të afërmit nuk mund të vizitojnë varrezat e qytetit dhe ata që ndahen nga kjo jetë nuk mund të përcillen në banesën e fundit. Kjo pasi një banor, i cili pretendon pronësinë e tokës së shfrytëzuar për varreza u ka vënë kyçin atyre.
Ai thotë se Bashkia i detyrohet një shumë prej 3 milionë lekësh të reja, ndërkohë që veprimi i tij është kritikuar nga banorët e tjerë të qytetit, të cilët gjithashtu shprehen se nëse personi në fjalë meriton të dëmshpërblehet, kjo duhet bërë sa më shpejt.
“Varrezat i kam mbyllur sepse janë në pronën time dhe ka 10 vjet që Bashkia nuk më jep paratë.”- deklaroi Hazir Zeneli.
Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim nga Bashkia e Kukësit për mënyrën se si do të zgjidhet ky problem. Deri në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet pronarit të tokës dhe Bashkisë varrezat e qytetit do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
(er.nu/news24/BalkanWeb)