Rusi, Harxhi takohet me Totovin

Takimi Harxhi - Totov
Zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë Edith Harxhi ha vizituar Moskën me ftesë të zv.ministrit të Jashtëm Vladimir Totov.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ITAR-TASS, Harxhi është shprehur se e sheh bashkëpunimin me Rusisë si thelbësor në shumë fusha, përfshirë sigurinë.
Ne besojmë se bashkëveprimi i Ballkanit me Rusinë është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit, tha ajo.
Gjithsesi, prioriteti kryesore i politikës së jashtme të Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe Harxhi pohon se Tirana ka përmbushur thuajse të gjitha kushtet e kërkuara për marrjen e statusit kandidat, në këtë kuadër shpresohet që kjo të arrihet në tetor. Harxhi ka nënvizuar se problemet e brendshme mbeten pengesa kryesore për anëtarësimin në BE por ka shtuar se vendi ka bërë hapa përpara vitet e findit. /F.S/