E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi: Mund të tërhiqen licencat e 30 kompanive ajrore

Rusi mund t`i tërheqë licencat e 30 kompanive të vogla ajrore, për shkak të procedurave të dobëta të sigurisë.Kështu ka njoftuar sot shefi i Agjencisë federale të transportit ajror, Aleksander Neradko.

Ai theksoi se tashmë janë përgatitur dokumentet për anulimin e licencës për tre kompani. Ai nuk i ka emëruar se cilat janë këto kompani, por tha se 30 kompani kanë dështuar t`i arrijnë standardet e sigurisë dhe ato financiare, kështu që atyre u kanoset rreziku i marrjes së licencës.

Ky zhvillim u bë pasi presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka urdhëruar qeverinë e tij që t`i ndalë fluturimet e kompanive të pasigurta, pas përplasjes së fundit të një aeroplani, në të cilin humbën jetën 44 vetë, shumica prej tyre, anëtarë të një ekipi të njohur të hokejit në akull.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›