Siguria dhe shendeti ne pune diskutime ne Kongresin XIX boteror

Më shumë se 3000 përfaqësues nga mbi 100 vende janë mbledhur në kongresin XIX botëror të Sigurisë dhe Shëndetit në punë që po zhvillohet në Turqi për të diskutuar rreth problemeve që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë. Pjesëmarrësit në Kongres do të diskutojnë raportin e fundit të Organizata Nderkombetare e Punes ( ILO) "Trendet Globale dhe Sfidat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë". Raporti tregon se numri i përgjithshëm i aksidenteve fatale dhe sëmundjeve në punë është rritur midis viteve 2003 dhe 2008. Ky numër është i barabartë me një mesatare prej më shumë se 6.300 vdekje në punë çdo ditë dhe 317 milionë punëtorë të dëmtuar çdo vit nga aksidentet në punë.
Në deklaratën e tij me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, z. Juan Somavia u shpreh se "ngjarje të tilla dramatike si aksidenti bërthamor në Fukushima të Japonisë këtë vit apo aksidenti në minierat e lumit Pike në Zelandën e Re gjatë të vitit të kaluar, kanë qenë pjesë e titujve të gazetave. Megjithatë, shumica e dëmtimeve, sëmundjeve dhe vdekjeve që kanë të bëjnë me punën kalojnë pa u vënë re dhe nuk raportohen dhe se shpesh punëtorët dhe familjet e tyre lihen të pambrojtur dhe pa ndihmë".
Sipas raportit, gjatë dekadave të fundit janë shënuar përparime të konsiderueshme përsa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë, por vërehet gjithashtu edhe një ndërgjegjësim më i madh më lidhje me barrën e rëndë që shkaktojnë kushtet e pasigurta dhe jo të shëndetshme për shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe burrave që punojnë, përveç ndikimit që kanë tek produktiviteti, punësimi dhe ekonomia në tërësi.
Raporti thekson gjithashtu se "recesioni global ekonomik ka patur ndikim të konsiderueshëm përsa i përket sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve dhe të kushteve të tyre të punës. Një theks i veçantë vihet tek faktorët psikologjikë të tillë si stresi, ngacmimi dhe dhuna në punë, që sikurse shkruhet në raport kanë një ndikim të madh në shëndetin e punëtorëve.
Kongresi i XIX Botëror, bashkë-organizuar nga ILO dhe Shoqata Ndërkombëtare për Sigurinë Shoqërore (ISSA) në bashkëpunim me Ministrinë turke të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, pritet gjithashtu të përcaktojë udhëzimet dhe prioritetet përpara takimit të ardhshëm botëror të vitit 2014. Kongresi i XIX Botëror mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë nisi punimet në 11 shtator dhe do t’i përfundojë ato më 15 shtator. Kongresi që mbahet çdo tre vjet është evenimenti më i madh parandalues në nivel botëror për politikë-bërësit dhe ekspertët e sigurisë dhe shëndetit në punë.