Afganistan vriten sulmuesit e ambasades se SHBA

Forcat afgane kanë vrarë militantët e fundit që sulmuan ambasadën amerikane në qendër të Kabulit pas 20 orësh luftime të ashpra. Në qendër të sulmit të militantëve përvec ambasadës amerikane ishte dhe ajo britanike e selia qendrore e forcave të NATO-s në qendër të kryeqytetit afgan. Me vrasjen e dy militantëve të fundit të pozicionuar në katin e fundit të një ndërtesë në ndërtim e sipër bilanci i viktimave shkon në 14 të vdekur e 6 ushtarakë të Nato-s të plagosur.
9 militantë talebanë u vranë në luftime. Burime nga vendngjarja flasin për një sulm të shumëfishtë dhe një nivel koordinimi të panjohur më parë. Edhe armët raketat, plumbat dhe artileria e përdorur në sulm flet për një arsenal mjaft të madh në duart e talebanëve e ngre dyshime mbi kapacitetin e qeverisë afgane për të garantuar sigurinë kur trupat e ISAF të jenë larguar plotësisht nga vendi më 2014.
Militantët disa prej të cilëve kamikazë që kishin veshur breza eksplozivë kanë hedhur në erë në të njëjtën kohë lagjen e ambasadave dhe disa stacione policie në zona të ndryshme të Kabulit. Paniku përfshiu banorë të zonës e kalimtarë të rastit të cilët u gjendën në mes të luftimeve pa mundësi shpëtimi.
Delina Bitraku