“Vetëvendosje”, në fushatë për prodhimet vendase

Lëvizja “Vetëvendosje”, ka nisur sot një fushatë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendase.
Fushata është pagëzuar me emrin “Duaje tënden” dhe si synim parësor, ka nxitjen e qytetarëve që të konsumojnë prodhimet vendase.
“Synimi i kësaj fushate është ta vetëdijesojë konsumatorin se në Kosovë ka shumë prodhime të vendit, me cilësi të lartë, të cilat mund t`i zëvendësojnë ato të huajat, posaçërisht ato serbe, në një moment kur prodhimet nga Serbia, me heqjen e masave të reciprocitetit, të përkrahura nga qeveria e tyre, pasnesër priten të rikthehen fuqishëm në tregun e Kosovës”, deklaron “Vetëvendosje”.