Rusi/ Përpjekje për vetëvrasje masive në burg
Të paktën 10 të burgosur kanë prerë damarët në një përpjekje për vetëvrasje masive në një burg në rajonin Saratov në jug të Rusisë. Prokurorët thanë se të dënuarit u përpoqën të vrasin veten pasi ishin mbyllur në qeli, për shkak se kishin refuzuar të dalin në shëtitjen e zakonshme në oborrin e burgut në qytetin Engels. Sipas prokurorëve të burgosurve që deshën të vetëvriten, u është dhënë ndihmë e veçantë mjekësore. Raportohet se në incidentin janë përfshirë prej 10 deri 15 të burgosur.