E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kërkon ekstradimin nga SHBA te ish-nazistit

BEOGRAD- Gjykata e Serbisë ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për një shtetas amerikan, që dyshohet për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botëtore.
88 vjeçari Peter Egner kërkohet për vrasjen e 17 mijë civilëve, kryesisht hebrenjve, romëve dhe të burgosurve politikë në periudhën 1941-1943 gjatë pushtimit gjerman.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar gjykatës federale t’ia marrë shtetësinë Egnerit, gjermanit etnik i lindur në Jugosllavi, për shkak se nuk i ka zbuluar detajet nga e kaluara e tij kur aplikoi për shtetësinë amerikane në vitet e ’60-ta.

Hapi mund të mundësojë ekstradimin e Egner i cili dyshohet se i ka kryer krimet si oficer nazist në Serbi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›