Al Qaida në Irak është “gjymtuar”
Forcat amerikane dhe ato irakiane kanë vrarë apo arrestuar 6 udhëheqës të dyshuar të Al Qaidës, për të cilët thuhet se kanë qenë të përfshirë në zhvatje dhe disa vrasje në veri të Irakut, ka njoftuar ushtria amerikane.
Militantët e dyshuar janë arrestuar apo vrarë gjatë operacionit të sigurisë, i cili ka filluar më 18 mars dhe ka zgjatur deri më 24 mars, në qytetin e Mosulit, 390 km në veri të Bagdadit, u theksua në kumtesën e ushtrisë amerikane.
Të dyshuarit janë akuzuar për përfshirje në një rrjet të zhvatjeve dhe të vrasjeve, i cili ka ndihmuar financimin e Al Qaidës në Mosul.
Të vrarët u identifikuan si Khalid Muhammad, i cili ka qenë emir i Al Qaidës në veri të Irakut, Hasan Shallub Al Juburi, Abu Ahmad Al Afri dhe Bashar Al Jaburi, i cili besohet se ka qenë guvernatori i Al Qaidës në Mosul.
“Pa këta individë në radhët e rrjetit të Al Qaidës në Irak, besohet se aftësitë e Al Qaidës për të operuar dhe për t’u ristrukturuar do të pengohen dukshëm”, u theksua në kumtesën e ushtrisë amerikane”.
Aksioni i përbashkët i forcave amerikane dhe atyre irakiane u zhvillua me kërkesën e një gjykatësi irakian.