E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Topi s’dekretoi ligjin kundër “hanxharëve”

 Në Ditën e Kujtesës për viktimat e sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, kryeministri Sali Berisha kujtoi edhe mosdekretimin e ligjit për lustracionin nga Presidenti Topi.

“Rreth 5 vjet më parë dërguam në presidencë një përfaqësues duke besuar se i takon të djathtës, por ai refuzon të firmosë ligjin për lustracionin, për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe 5 mijë të tjerë. Topi tha, nuk e ktheva se do me gjuanin me gurë”, tha Berisha.

Sot u përkujtua 61 vjetori i pushkatimit të 22 intelektualëve për ngjarjen me bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, ku Berisha bëri apel për shoqërinë që të mos harrojë krimet gjakësore të diktatorit më gjakatar që njohu Evropa pas Hitlerit.  Ata donin shqipërinë demokratike të lirë, por ata kanë një apel: 'Mos na harroni!' Ky apel nuk ka të bëjë aspak me ata, se sot ata i përkasin një bote tjetër, ky apel ka të bëjë mbi të gjithë ne, por më shumë se me këdo tjetër ka të bëjë me të rnjtë e këtij vendi. Dhe ky apel nuk synon nuk ka asgjë për glorifikimin e tyre, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një frymë, kjo histori të mos përsëritet më, kjo histori tragjike të memorizohet, dhe të mbetet si të duam një mësim, një plagë, në ndërgjegjen kombëtare individuale të çdo qytetari të këtij vendit”, tha Berisha. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-05 12:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›