E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia po voton për president

Qendrat zgjedhore janë hapur në të gjithë Rusinë, ndërsa këtë të diel po votohet për presidentin që do të drejtojë vendin në gjashtë vitet e ardhshme.

Sondazhet paraprake flasin për një dominim të dukshëm të Vladimir Putinit, i cili pritet të rikthehet në krye të Kremlinit, pas katër vitesh në detyrën e kryeministrit.

Ndryshimet kushtetuese, të cilat hoqën kufizimin në dy mandate dhe zgjatën mandatin nga katër në gjashtë vjet në vitin 2011, lejuan Putinin që të konkurronte. 59-vjeçari ka mbajtur pozicionin më të lartë shtetëror në Rusi edhe në periudhën 2000-08.

Putin është përballur me kundërshti të shumta përpara këtyre zgjedhjeve, lidhur me parregullsitë e regjistruara në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor.

Zgjedhjet do të zgjasin nga ora tetë e mëngjesit, deri në tetë të mbrëmjes me orën lokale të secilës zonë në Rusi, në total, nëntë zona të ndryshme kohor.

Moska, qendra e pakënaqësive ndaj partisë së “Rusisë së Bashkuar”, është përforcuar edhe me gjashtë mijë policë të ardhura nga provincat e tjera.

Kundërshtari kryesor i Putinin është Gennady Zyuganov, kryetar i Partisë Komuniste Ruse.

Sidoqoftë, sipas sondazheve, kryeministri pritet të grumbullojë më shumë se gjysmën e votave, rreth 60 për qind të tyre, duke shënuar një rikthim të lehtë drejt Kremlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›