E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin vendos të kandidojë për postin e presidentit

MOSKË- Kryeministri Rus Vladimir Putin ashtu sic kishte paralajmëruar ka vendosur të garojë sërish për postin e presidentit në zgjedhjet të cilat zhvillohen vitin tjetër.

Një kandidim i tillë do të thotë që të përfshihet në një betejë politike me presidentin aktual të cilin Putin e ka mbështetur gjithmonë, Dimiitri Medvedev.

Burime të brendshme në rrethin e kryeministrit Putin janë shprehur se ish- presidenti ka humbur besimin te kreu aktual i Kremlinit Dimitri Medvedev.

Sipas Kushtetutës Putin mund të marrë presidencën dhe më pas të kërkojë një mandat të dytë që do e lejonte atë të drejtonte deri në vitin 2024, kur ai të jetë 72-vjec. Edhe pse Putin nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur kandidimin e tij, burime flasin për mediat ruse se ai është i vendosur që ta hedhë këtë hap dhe kjo ka rritur tensionet mes tij dhe presidentit aktual Medvedev.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›