E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-SHBA, përparim për reduktimin e armëve bërthamore

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se po shënojnë përparim lidhur me arritjen e një pakti të ri për reduktimin e armëve bërthamore. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se dy vendet po planifikojnë "zvogëlime të paprecedentë" në arsenalin e tyre të armëve bërthamore. Lavrov tha se të dyja palët mund të zgjidhin çështjet e mbetura pezull, pas pushimeve të fundvitit. Nga ana tjetër Departamenti amerikan i Shtetit tha se "përparim dramatik" është shënuar gjatë dy muajve të fundit në bisedimet rreth marrëveshjes për çarmatim. Uashingtoni tërhoqi vërejtjen se kompleksiteti i çështjeve bën që dy kombet "të mos nxitohen në bisedime". Ndërkaq shitja e armëve ruse ka arritur nivele rekord gjatë vitit 2009, duke kapur nivelet më të lalta të eksportit të armëve në dekadën e fundit. "Volumi i eksporteve për armë dhe teknologji ushtarake do t'i kalojë 8.5 miliardë dollarët" për vitin 2009, njoftuan burimet zyrtare ruse. Ky është viti i dhjetë rradhazi që eksporti i armëve njeh rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›