Poloni, papunësia vazhdon të rritet nga muaji në muaj
Këto shifra janë publikuar sot nga Zyra Qendrore e Statistikave në Poloni, GUS. Numri i të papunëve në Poloni, një vend prej 38 milionë banorë, arriti në 1,81 milionë në fund të nëntorit, kundrejt 1,74 milionë në fund të tetorit dhe 1,71 milionë në fund të shtatorit. Në nëntor të vitit 2008, përqindja e papunësisë ishte 9,1 për qind të popullsisë aktive.