E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia nën ujë si pasojë e shirave të vazhdueshëm

Rreth 56 për qind e qytetit u përmbyt, përfshi sheshin “Shën Marku” dhe qendrën historike. "Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, një rol të madh luajtën edhe erërat e forta, duke shkaktuar një nga përmbytjet më të mëdha të kohërave të fundit në atë qytet", shprehen ekspertët.     Rritja e parë më e madhe e nivelit të ujit u regjistrua më 30 nëntor, me 131 centimetra mbi nivelin normal. Kur niveli i ujërave arrin aq lartë, rreth 43 për qind e sipërfaqes së qytetit mbulohet nga uji.          Rekordi më i madh është ai i përmbytjes së madhe të vitit 1966, kur niveli i ujërave arriti 194 cm mbi nivelin normal, duke shkaktuar dëme tepër të mëdha.     Shkencëtarët kanë propozuar disa mënyra për t'u përballur me nivelet e larta të ujërave që prej përmbytjes katastrofike të viti 1966 dhe një sistem i lëvizshëm barrikadash për pengimin e përmbytjeve, ka nisur të ndërtohet pas vitesh polemika.     Ekspertët thonë se ka tre arsye kryesore për rritjen e nivelit të ujërave në qytet: fryrja e tabanit të qytetit për shkak të prurjeve të baltës; hapja e minierave nëpër ishuj për nxjerrjen e gazit të metanit nga deti i Venecias; dhe rritja e përgjithshme e nivelit të deteve për shkak të ngrohjes globale.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›