E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi: Shpërthen granata, vdesin 3 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Një shpërthim granate në një makinë në qytetin e dytë më të madh më Rusi Shën Peterburg ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen rëndë të një të katërti. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë tre vjeçar. Shpërthimi ka ndodhur në stacionin e metrosë Udelnaya gjatë orëve të mëngjesit, kur njerëzit po nxitonin për në punë. Bomba ishte vendosur në një taksi, që kishte marrë si pasagjerë dy persona. Për momentin autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Pavarësisht këtij akti, shërbimi i metrosë nuk është ndalur. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar shefin e policisë së Shën Peterburg të thotë se shpërthimi nuk është akt terrorist. Ndërsa televizioni shtetëror rus Vesti-24 u shpreh se hetuesit po e tratojnë ngjarjen si një vrasje dhe prokuroria e qytetit ka hapur një hetim për këtë shpërthim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›