Rusi/ Shpërthim në një depo armësh, 8 të vdekur
Të paktën tetë ushtarakë rusë kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur sot në një depozitë municionesh.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në Ulianovsk, ku vetëm pak ditë më parë një tjetër shpërthim shkaktoi disa viktima.
Depozita ku ndodhi shpërthimi është nën kontrollin e marinës ruse. Më 13 nëntor, në një shpërthim zinxhir dy ushtarë të tjerë mbetën të vrarë ndërsa 60 të plagosur.