E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhjet e BE-së, Spanja do ta lejojë Kosovën të marrë pjesë

Spanja do ta lejojë Kosovën që të marrë pjesë në mbledhjet e Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me Ballkanin. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm, Migel Angel Morations duke theksuar edhe pse Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ajo do ta lejojë të marrë pjesë në mbledhjet e BE-së por kjo do të ndodhë gjatë presidencës së saj në pjesën e parë të vitit 2010.
Rrjedhimisht, Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet siç është konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së Spanjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›