E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet në 104 numri i minatorëve të vdekur në verilindje të Kinës

Është ngritur sot në 104 numri i minatorëve të vdekur, si pasojë e shpërthimit më vdekjeprurës në minierat kineze në dy vitet e kaluara, kanë njoftuar dje autoritetet lokale.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, theksoi se katër minatorë kanë mbetur ende të ngujuar në minierën në qytetin Hegang, në verilindje të Kinës.

Shpërthimi ndodhi të shtunën, në një minierë të kontrolluar nga shteti në provincën Heilongjiang, në afërsi të kufirit me Rusinë, një prej minierave më të mëdha dhe më të vjetra në Kinë, shpërthim ky i cili ndodhi si rezultat i akumulimit të gazit, deklaroi një i mbijetuar.

Sipas të dhënave të Administratës shtetërore për siguri në vendin e punës, në momentin e aksidentit në minierë kanë qenë duke punuar 528 minatorë.

Prokurori shtetëror i Kinës ka njoftuar se do të iniciojë hetime, për të zbuluar se a ka ndodhur kjo katastrofë si pasojë e neglizhencës, ka njoftuar televizioni shtetëror i Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›