E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Rrëzohet një avion ushtarak, 5 të vdekur

Një avion ushtarak italian është rrëzuar sot në Piza, duke shkaktuar pesë viktima.
Në bordin e mjetit fluturues ishin pesë ushtarakë, trupat e të cilëve janë gjetur në rrënojat e avionit.
Fluturimi në të cilën himbën jetën pesë anëtarët e ekuipazhit, ishte stërvitor, dhe në të ishte i parashikuar impenjimi i të paktën një instruktori.
Ekipeve të shpëtimit iu është dashur shumë kohë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që aeroporti civil i Pizës është mbyllur për disa orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›