E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", takohen të premten Gruevski-Papandreu

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe ai grek, Jorgos Papandreu do të takohen kokë më kokë ditën e premte në Greqi, në kuadër të takimit rajonal për ndryshimet e klimës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se gjatë bisedës pritet që të dy kryeministrat të caktojnë takimet mbi çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Mediat maqedonase theksojnë se takimi do të realizohet me iniciativë të palës maqedonase dhe në të do të shqyrtohet mundësia që Athina të mos bllokojë sërish planet integruese të Shkupit në samitin e ardhshëm të BE-së.
Megjithatë, analistët maqedonas shprehen skeptikë edhe për takimin, pasi sipas tyre qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta dhe gjasat për një marrëveshje janë shumë të pakëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›