Rusi Skualifikohet kandidati per president qe do te sfidonte Vladimir Putinin

Zyrtaret ruse kane ndaluar udheheqesin liberal te opozites Grigory Yavlinsky te hyje ne garen presidenciale perballe kryeministrit Vladimir Putin duke ia atribuar kete mase problemeve me formularet e regjistrimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha dje se rreth 25 per qind e firmave te mbledhura per te mbeshtetur kandidaturen e Yavlinsky-t ishin te pavlefshme.
Yavlinsky udheheqes i partise Yabloko tha se vendimi ishte marre per te ndihmuar ata qe jane ne pushtet qe te fitojne ne zgjedhjet presidenciale ne mars.
Para disa ditesh Yavlinsky tha se nje ndalim i kandidatures se tij do te fyente dhjetra mijera protestuesit qe kane dale kohet e fundi ne rruget e qyteteve te medha ruse.