E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Bin Laden, Paneta: E lokalizuam nga një mjek pakistanez

Mediat amerikane kanë bërë të ditur një lajm ku mësohet se për herë të parë, pas vdekjes së Osama bin Laden, burimi se nga erdhi informacioni për lokalizimin dhe më pas vrasjen e tij.
 

Në një deklaratë të dhënë për shtyp sekretari për çështjet e Mbrojtjes Amerikane, Leon Paneta ka deklaruar për herë të parë publikisht se informacioni për Osama bin Laden është marrë nga një mjek pakistanez.

Ka qenë ky mjek që ka njoftuar inteligjencën amerikane me informacion çelës. Kjo ka lejuar që Osama bin Laden të sulmohet marsin e vitit që lamë pas . Këto deklarata, Paneta i ka bërë në programin "60 minuta" në CBS. Mjeku gjithashtu ka bërë të mundur marrjen e ADN-së së Osama bin Laden gjë që ka bërë të mundur sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›