E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Nderpritet puna per nxjerrjen e naftes nga anija e permbytur

Ekipet e shpetimit qe po pergatiteshin te nxirrnin mijera tone karburant prej anijes se mbytur ne brigjet e Italise nderprene sot punen per shkak te motit te papershtatshem.

Zyrtaret thane se nje varke ne te cilen ndodheshin pajisjet per heqjen e lendes djegese u largua sot nga anija Costa Concordia per shkak te kushteve te pasigurta.

Skuadra punonjesish shpresojne te nxjerrin prej depozitave te anijes te gjithe sasine e karburantit te saj per te shmangur nje katastrofe mjedisore.

Nderkohe kerkimet per trupa te pajete te viktimave vazhduan prane anijes turistike e cila gjendet gjysme nen uje prane ishullit Giglio ne brigjet e Italise veriperendimore. Sot polumbaret gjeten trupin e nje gruaje duke e cuar keshtu numrin e viktimave te konfirmuara ne 17. Vazhdojne te mbeten te humbur 16 persona te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›