E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, mbi 100.000 persona protestojnë kundër SHBA-së

Mbi 100.000 mbështetës të partisë më të madhe politike në Pakistan kanë tubuar në Karaçi për të dënuar sulmet e telekomanduara nga Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të vendit.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar që qeveria të vazhdojë bllokadën mbi dymujore të furnizimeve të NATO-s për në Afganistan.

Islamabad ka mbyllur rrugët e furnizimit për në shtetin afgan pas sulmeve ajrore të SHBA-së, të cilat vranë 24 ushtarë pakistanezë më 26 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›