Rusi-Ukrainë, marrëveshje e re për gazin

Rusia ka rënë dakord të rishikojë kontratën e furnizimit me gaz për Ukraninën, pas bisedimeve të nivelit të lartë gjatë fundjavës.
Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov njoftoi arritjen e marrëveshjes, ndërsa takonte një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Azarov është kundërshtuar në deklarimet e tij nga zëdhënësi i Gazprom, sipas të cilit bisedimet do të vazhdojnë edhe këtë javë. Ish-republika sovjetike i ka bërë presion Rusisë për muaj të tërë me qëllim rishikimin e marrëveshjes, e cila është arritur nga qeveria e mëparshme.
Sipas presidentit Jukanovic, marrëveshja e qeverisë së mëparshme ngarkon Ukrainën me çmime të larta të gazit.
Deri tani, Moska e kishte refuzuar rinegociimin e marrëveshjes, duke thënë se kjo ishte e mundur vetëm nëse Ukraina bashkohej në unionin e Doganave të drejtuar nga Rusia.