Jemen, sulmohet baza ushtarake në Sana

Fiset kryengritëse në Jemen kanë sulmuar bazën ushtarake në veri të kryeqytetit Sana, duke vrarë komandantin e saj dhe duke arrestuar 16 ushtarë.
Në një faqe internei të opozitës njoftohet për vrasjen e gjeneralit Ahmed Abdullah al-Keleibi, në përleshjet për kontrollin e bazës së Gardës Republikane, por sipas mediave ndërkombëtare njoftimet e tilla nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Elita e Gardës Republikane, e cila është fajësuarnga opozita për sulmet ndaj protestuesve anti-qeveritarë, është nën komandën e djalit të presidentit Ali Abduallah Saleh.
Ndërkohë, mijëra njerëz kanë vazhduar protestat kundër presidentit Saleh, i cili u angazhua për transferimin e pushtetit në duart e zëvendësit të tij përpara zgjedhjeve.