Afganistan, protestë kundër vrasjes së Rabanit

Qindra persona janë mbledhur në kryeqytetin afgan duke protestuar kundër vrasjen së ish-presidentit, Burhanudin Rabani. Sipas mediave ndërkombëtare, mbështetësit e etnisë taxhike brohorisnin “Vdekje Paksitanit” dhe “Vdekje talebanëve”.
Rabani që i përkiste taxhikëve, ishte kryetar i një këshilli qeveritar icili kishte për synim arritjen e paqës me talebanët. Talebanët, ndërkaq, nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Rabanit.
Të hënën, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë për Afganistanin, bëri të ditur se ka arrestuar një figurë kyçe në vrasjen e Rabanit, ndërsa nuk hodhi poshtë mundësinë që lidershipi i lartë i talebanëve të jetë i përfshirë në këtë gjë.