E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët mohojnë lidhjet me Pakistanin

Talebanët kanë hedhur poshtë akuzat se janë aleatë dhe kanë lidhje me qeverinë e Pakistanit. Përmes një deklarate ky grup theksoi se nuk ka asnjë bazë në Pakistan.
 

Deklarata u lëshua në gjuhën angleze në faqën e internetit të “Zërit të Xhihadit”.Talebanët hodhën gjithashtu poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se rrjeti Hakani, njëri nga aleatët kryesor të tij, të ketë marrëdhënie me shërbimin inteligjent të Pakistanit.
 

Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Majk Mullen, akuzoi së fundi shërbimin inteligjent të Pakistanit për mbështejten e rrjetit Hakani.
Shtetet e Bashkuara akuzuan këtë rrjet edhe për sulmin e 13 shtatorit në ambasadën amerikane në Kabul, sulm gjatë të cilit ishin vrarë 14 persona.
 

Të hënën, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Mark Touner, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që ta vendosin rrjetin Hakani në listën e grupeve terroriste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›