E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksident në bulevard dy të plagosur në gjendje të rëndë

Tiranë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevard rreth orës një pas mesnate. Prej aksidentit kanë ngelur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak. Personat e plagosur, të cilët mësohet të kenë qenë kalimtarë, ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pranë Kryesisë së Kuvendit, përballë Hotel Rogner. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës disa kamera sigurie pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Bëhet e ditur se prej aksidentit është dëmtuar rëndë dhe një biznes në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Pikërisht në vendin e aksidentit gjendej një librari e cila është shkatërruar gati plotësisht si pasojë e aksidentit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›