Zv/kryeministri Kuçi: Rerefendumi nw Veri, proces ilegal – zgjidhje mbetet paketa “Ahtisari”

Zv/kryeministri i Kosovës, z. Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë mundësinë për mbajtjen e një referendumi në veri nga ana e serbëve. Kuçi e ka cilësuar referendumin ilegal, ndërsa theksoi se synimi i vetëm i tij është forcimi i strukturave problematike serbe në këtë pjesë të Kosovës.
“Është referendum nëse tenton të quaj dikush të tillë, ilegal, pa fuqi juridike. Ky ka dy qëllime, qëllimi i parë është që të krijohet legjitimitet disa forcave politike, po i quaj serbe atje, dhe e dyta të përdoret si mjet për zhvillimet e atjeshme politike”, u shpreh Kuçi.
Sipas tij, zgjidhjet për veriun janë ashtu siç janë parashikuar në paketën Ahtisari dhe Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se atje ka nevojë për rend dhe ligj.
Referendumi është paralajmëruar që të mbahej më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Në vijim Kuçi kërkoi që Beogradi të mos thellojë ndarjet etnike, duke ftuar kështu institucionet ndërkombëtare që të vendosin rendin dhe ligjin në veri.