E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen në shqip Vrasja e Fundit, roman i politikanes norvegjeze

Tiranë, 27 gusht, NOA Një prej penave më të njohura të letërsisë skandinave vjen në shqip me romanin e saj më të ri.

Pas romanit Atë që meriton, të botuar vitin që shkoi autorja Anne Holt, vjen me Vrasja e fundit, roman, me të cilin autorja konfirmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.

Protagonistët e romanit të ri të ish-ministres së drejtësisë të Norvegjisë janë po ata të romanit Atë që meriton: detektivi Ingvar Stubo dhe psikologia Johanne Vike.

Romani vjen në shqip nga botimet IDK.

Skeda e Librit

Autori: Anne Holt

Titulli: Vrasja e Fundit

Përktheu: Rudina Nervaj

Numri i faqeve: 380

Çmimi: 950 lekë

Botues: Botimet IDK

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›