E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Porto Romano: Aleanca e plehut, e pashpresë

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish programin e ri të PS-së për rritjen e taksave ndaj të pasurve. Nga Porto Romano ku mori pjesë në inagurimin e impiantit të ri të biokarbureve, shefi i qeverisë theksoi se shqiptarët nuk e pranojnë të kthehen pas në kohë.
 

“Qeveria do të bëjë gjithçka për mjedisin miqësor ndaj jush. Ata të cilët duan të vërsulen me taksa siç thonë iu kujtoj që kjo është një kohë që shqiptarët nuk do ta pranojnë më” ka theksuar Berisha .
 

Gjithashtu kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe alencën kundër plehrave të cilët sipas tij nuk ka të ardhme por është një aleancë e dëshpëruar
 

“I them anti-globalizëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak pavarësisht pozicionit, mjedisin e shëndetshëm. Mos kërkoni vota në plehra se nuk do t`i gjeni” ka shtuar Berisha.

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inagurimit të impiantit të ri të biokarbureve, investim ky rreth 5 milionë euro dhe me një kapicitet prodhimi prej 1 mijë tonë në vit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›