SHBA dhe Kina synojnë përmirësimin e raporteve ushtarake

Zyrtarë të lartë ushtarakë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë për të rritur mirëkuptimin mes dy vendeve.
Admirali Majk Mullen, shef i shtabit të Ushtrisë amerikane takohet sot me homologun kinez, Çen Binxhde, për të përmirësuar lidhjet ushtarake, pas kontraditave rreth shitjes së armëve Tajvanit nga ana e SHBA-së, sulmeve kibernetike që kishin bazën në Kinë dhe shqetësimeve për planet ushtarake të Kinës.
Të dielën, Mullen tha se Uashingtoni nuk po kërkon të kontrollojë rritjen e Kinës, por SHBA-të sipas tij do të mbesin aktive në rajonin e Azisë Paqësore për një kohë të gjatë.
Admirali Majk Mullen gjendet në një vizitë katërditore në Kinë.