Rusi, vijojnë kërkimet për gjetjen e të humburve në det

Vijojnë kërkimet për të zhdukurit e anijes e cila u mbyt dje në ujërat e lumit Vollga në Rusi. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë konsiderohen të humbur në ujerat e lumit Vollga ndërsa mësohet se 84 persona të tjerë mundën të shpëtojnë.
Sipas mediave ndërkombëtare, mbi 180 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në anijen “Bulgaria” që po udhëtonte nga qyteti Bulgar në kryeqendren e Tatarstanit, Kazan.
Anija u mbyt disa kilometra larg bregut në afërsi të fshatit Sukejevo ndërsa një anije tjetër u erdhi në ndihmë personave që kishin rënë në lumë.
“Bulgaria” ishte pronë e një kompanie lokale turizmi. Anija ishte ndërtuar 55 vjet më parë. Në këtë pjesë të vitit, Vollga është e mbushur me anije të vogla vizitorësh.