Shkodër, rikonstruktohet Kisha e Ndre Mjedës
SHKODËR- Kisha e ndërtuar në vitin 1913 Nga Ndre Mjeda që ka qënë edhe projektuesi i saj do i nënshtrohet rikonstruksionit falë inisiativës së famullitarit të zonës, Dom Nikë Nikë Ukgjinit dhe mbështetjes së disa biznesmenëve të Shkodrës.
Kjo Kishë e vjetër që shohim në këto pamje në fshatin Kukel, në komuën Bushat në të cilën pë rreth tridhjetë vitesh shërbeu si prift poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Dom Ukgjeni thotë se ky proket snon kthimin në identitet të godinës së kishës për të vijuar më pas më ndërtimin e një kompleksi kulturor kushtuar Dom Ndre Mjedës.
“Kisha lidhet me emrin e Ndre Mjedës , i cili këtu ka vepruar nga viti 1906 deri në vdekje, në vitin 1937. gjithë ky kompleks që shihni ka një histori tëq mirë që fillon me Ndre Mjedën dhe janë objekte të rëndësishme, të veçanta dhe kanë vlerë historike dhe shpresojmë që do ecë puna përpara. Është faza e parë që po bëhet, pastaj shpresoj të gjejmë fonde edhe për fazën e dytë të restaurimit të kishës. Pastaj do fillojmë edhe ndërtimet e tjera. Pasi këtu unë kam idenë se do të krijohet një kompleks kulturor Dom ndre Mjeda,- u shpreh Dom Nika.
Gjergj Gjergj Leqejza, njëri prej biznesmenët kontribues për realizimin e projektit, e cilëson këtë e cilëson këtë si një obligim për të gjithë biznesmenët për të bërë të mundur kthimin në identitet të kishës.
“Dom Ndre Mjeda është një ndër figurat kryesore të Rilindjes sonë, që i përket mbarë kombit, pasi ka qenë një klerik, por edhe një patriot, ka qenë një vjershëtar, ka qenë një euridit dhe ne po mundohemi , kuptohet edhe me mbështetjen edhe këmbënguljen e Dom Nikës, i cili për hir të së vërtetës ka një aftësi të çuditshme për të mos na lënë rehat. Mendojmë që të japin një shenjë ku i gjithë komuniteti i biznesit dhe pse jo edhe komuniteti qytetar të kontribuojn ëme kriju mundësinë e rehabilitimit të këtyre objekteve Dhe këtyre vlerave që na përkasin të gjithëve”,- deklaroi biznesmeni Gjergj Leqejza.
Menjëherë pas restaurimit të kishës projekti do të vijojë me rikonstruksionin e shtëpisë ku jetoi Ndre Mjeda, në të cilën janë shkruar edhe shumë nga veprat e poetit të njohur.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Shkodër, rikonstruktohet kisha e Ndre Mjedës