E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë aktori Pitër Folk

Të enjten mbrëma, më 23 qershor, në shtëpinë e tij në Beverli Hills ka vdekur aktori amerikan me famë botërore, Pitër Folk.
Sipas vajzës së tij, Katrin Folk, ai ka vuajtur nga sëmundja e Azhajmerit.
 

Pitër Folk ka lindur në 16 shtator 1927. Ka fituar katër çmime "Emi" në rolin e lejtnant Kolombo me të cilin u bë i njohur në të gjithë botën. Dy herë ka qenë i nominuar për "Oskar" gjatë viteve 1959 dhe 1960.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›