Rusi jetimi qe ve ne siklet Putin

Një letër drejtuar Kremlimit dhe më pas heshtje.
Autori i letrës është një jetim rus, Maksim 14 vjec, një djalë me aftësi të kufizuara i braktisur që në lindje nga familja.
Djali i kishte shkruar presidnetit se donte të shkonte të jetonte në Amerikë tek një familje amerikane, që kishte shprehur dëshirën ta adoptonte, por kjo bie ndesh me ligjin e nënshkruar pak kohë më parë që ndalonte familjet amerikane të birësojnë fëmijët rusë.
Por Kremlini përgënjeshtron këtë fakt duke pohuar se nuk kemi marrë asnjë letër.
“Është e vërtetë që ekziston familja Uallen, e cila ka përgatitur dokumentat për të më adoptuar. Dhe është e vërtetë që unë dua të shkoj në Amerikeë”.
Adoleshenti i cili zotëron dhe disa llogari në mediat sociale, përfshirë dhe Tëitter, ka shfaqur disa foto të tij dhe familjes amerikane gjatë një vizite të tyre në Rusi.
“Nëse thonë jo, atëherë do të thotë jo. Por ne do të luftojmë. Une do të vazhdoj shkollën, më pas do të shkoj në kolegj, do të rritem dhe do të shkoj në Amerikë”.
Por ëndrra e këtij djaloshi do të venitet nga ligji rus që ndalon adoptimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.
Familjet amerikane kanë adoptuar më shumë se 45 mijë fëmijë rusë, që prej vitit 1999, ku vetëm vitin e kaluar numërohen 962 fëmijë.
Më shumë 650 mijë fëmijë konsiderohen jetimë në Rusi, nga këta 110 jetojnë në institucionet shtetërore, sipas të dhënave qeveritare të bëra publike në 2011.