E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Nxenesi plagos nxenesin me pushke

Një nxënës është dërguar në spital pas të shtënave në një shkollë amerikane.

Policia tha se një nxënës 16 vjeçar, i armatosur me një pushkë ka plagosur nxënësin tjetër në një shkollë në Taft të Kalifornisë.

Zyrtarët thanë se i plagosuri është në gjendje kritike por jashtë rrezikut për jetë.

Të punësuarit në shkollë, më vonë e kanë bindur të armatosurin që ta dorëzoj armën e tij dhe ai është arrestuar.

Policia tha se i dyshuari u ka thënë hetuesve se ai kishte qitë me pushkë, sepse ishte ngacmuar nga nxënësit e tjerë.

Këto të shtëna ndodhën më pak se një muaj, pasi një person i maskuar dhe i armatosur i vrau 20 nxënës dhe gjashtë të rritur në një shkollë në Neëton në Konektikat.

Këto të shtëna e kanë nxitur presidentin amerikan, Barack Obama, të ndërmarrë përpjekje të reja për uljen e dhunës me armë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›