E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, konfiskohen 200 kg heroinë

Më shumë se 200 kg heroinë e cila vinte nga Afganistani është sekuestruar nga autoritetet ruse.


Shefi i policisë në Moskë, Vasili Jurçenko, tha se policia ka marrë informacionin se heroina po dërgohej me tren nga kryeqyteti i Taxhikistanit për në kryeqytetin rus.

Ai tha se me konfiskimin e fundit është ndihmuar shpërbërja e një grupi kriminal që po transportonte heroinë nga Taxhikistani.

Jurçenko tha se konfiskimi i sotëm është më i madhi që është bërë në vitet e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›