E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuador, rizgjohet vullkani Tungurahua

Vullkani Tungurahua në Ekuador, një nga shtetet më të vegjël të Amerikës Latine, është rizgjuar pas një periudhe 12-vjeçare. Ky mal i zjarrtë, 5023 metra i lartë, që ndodhet në qytetin Banos dhe vetëm 178 kilometra larg kryeqytetit Kuito të Ekuadorit, filloi të nxjerrë llavë dhe hi vullkanik, dhe për pasojë në zonën përreth tij janë dëmtuar disa sipërfaqe të kosndierueshme bujqësore. Disa ferma janë shkatërruar nga lëndët që lëshon vullkani dhe nga i nxehti, ndërsa flora dhe fauna janë në rrezik.
 

Autoritetet qeveritare theksuan se shpërthimi i vullkanit do të shkaktonte një katastrofë të madhe dhe paralajmëruan banorët e zonës që të evakuohen dhe të shkojnë urgjentisht drejt vendeve të sigurta.

Në qytetin Pilate, banorët janë duke ndjerë efektet e vullkanit. Megjithatë fatmirësisht gjatë natës, vullkani nuk ka dhënë shenja të shtimit të aktivitetit sizmik. Për herë të fundit Tungurahua ishte aktivizuar në vjeshtën e vitit 1999, në tetor të këtij viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›