Familja Mbretërore kërkon mosbotimin e fotove lakuriq të Princit
Familja Mbretërore në Britani u ka tërhequr vëmendjen gazetave vendase të mos publikojnë pamjet lakuriq të Princit Hari, teksa ai luante me shokë gjatë pushimeve në Las Vegas.
Një zëdhënës i Familjes Mbretërore ka konfirmuar se familja ka kontaktuar me Komisionin e Ankesave të Shtypit në Britani, për të kërkuar që gazetat të mos i botojnë fotografitë.
Familja thotë se publikimi i tyre do të ishte shkelje e jetës private të princit. Zyra e Princ Harit ka konfirmuar se fotot janë të vërteta.
Fotot së pari janë paraqitur dje në VIP faqen në Internet, tmz.com, me seli në Shtetet e Bashkuara.
Raportohet se fotot kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e princit 27 vjeçar, që është edhe pilot helikopteri i ushtrisë britanike, i cili në vitin 2008 ka shërbyer në Afganistan.