E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Civilët e Alepos po përjetojnë dhunë të tmerrshme

Organizata Amnesty International ka deklaruar se civilët në qytetin Alepo në Siri “po përjetojnë dhunë të tmerrshme”, teksa po zhvillohet beteja ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve.

Në raportin e publikuar sot, kjo organizatë fajëson forcat qeveritare për viktima civile pasi këto forca kanë përdorur armatime të rënda.

Sipas raportit,  por edhe forcat kryengritëse të cilat luftojnë me armatim të lehtë me rreze të shkurtër veprimi, gjithashtu  kanë shkaktuar viktima civile në Alepo.

Amnesty International thotë se në qytetin Alepo është shumë e rrezikshme dalja për të të gjetur bukë ose ujë, pasi banorët, shumica prej tyre fëmijë, janë vrarë derisa kanë pritur në radhë për furnizim me ushqime. Për shumë njerëz atje nuk ka siguri dhe familjet jetojnë në frikë nga sulmi i ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›